
Futja parashikuese e tekstit
Fjalori i integruar sugjeron fjalë ndërsa shtypni tastet e numrave. Mundet gjithashtu të
shtoni fjalët tuaja në fjalor.
Shkrimi i një fjale
Shtypni tastet e numrave (2-9). Shtypni çdo tast një herë për çdo shkronjë.
Shkrimi i tekstit 25

Konfirmimi i një fjale
Zhvendoseni kursorin përpara ose për të futur një hapësirë, shtypni 0.
Zgjedhja e fjalës së saktë
Nëse fjala e propozuar nuk është e saktë, shtypni vazhdimisht * dhe zgjidhni fjalën e
dëshiruar nga lista.
Shtimi i një fjale në fjalor
Nëse ? shfaqet pas fjalës, fjala që kërkonit të shkruanit nuk është në fjalor. Për ta shtuar
fjalën në fjalor, zgjidhni
Korrigjo
. Fusni fjalën duke përdorur futjen tradicionale të
tekstit dhe zgjidhni
Ruaj
.
Shkrimi i një fjale të përbërë
Shkruani pjesën e parë të fjalës dhe zhvendoseni kursorin përpara për ta konfirmuar
fjalën. Shkruani pjesën tjetër të fjalës dhe konfirmoni përsëri.