Kodet e hyrjes
kodi PIN ose PIN2
(4-8 shifra)
Këto mbrojnë kartën SIM nga përdorimi i paautorizuar ose
nevojiten për të përdorur disa veçori.
Mund të caktoni që aparati juaj të kërkojë kodin PIN pasi ta
ndizni.
Nëse karta SIM nuk është dhënë ose harroni kodet, kontaktoni
me ofruesin tuaj të shërbimit.
Nëse e futni gabim tre herë me radhë kodin, ju kërkohet ta
zhbllokoni kodin me kodin PUK ose PUK2.
kodi PUK ose PUK2
(8 shifra)
Këto kërkohen për të zhbllokuar kodin PIN pse PIN2.
Nëse nuk janë dhënë bashkë me kartën SIM, kontaktoni me
ofruesin tuaj të shërbimit.
numri IMEI
(15 shifra)
Kjo përdoret për të identifikuar pajisje të vlefshme në rrjet.
Gjithashtu, numri mund të përdoret për të bllokuar, për
shembull, pajisjet e humbura.
Për të parë numrin tuaj IMEI, formo *#06#.
Kodi i kyçjes (kodi i
sigurisë)
(min. 5 shifra)
Kjo ju ndihmon të mbroni pajisjen tuaj nga përdorimi i
paautorizuar.
Mund të caktoni që aparati juaj të kërkojë kodin e kyçjes që
përcaktoni ju. Kodi i paracaktuar është 12345.
Mbajeni kodin të fshehtë dhe në vend të sigurt, veç nga telefoni
juaj.
Nëse e harroni kodin dhe pajisja juaj është e bllokuar, pajisja
juaj ka nevojë për shërbim. Mund të aplikohen pagesa shtesë
dhe mund të fshihen të gjitha të dhënat tuaja personale në
pajisje.
Për më tepër informacion, kontaktoni me një pikë Nokia Care
ose me shitësin e pajisjes suaj.