
Mbështetja
Nëse dëshironi të mësoni më shumë për mënyrën si të përdorni produktin tuaj ose jeni
të pasigurt se si duhet të funksionojë pajisja juaj, shkoni te www.nokia.com/support,
ose duke përdorur pajisjen tuaj celulare, nokia.mobi/support.
Nëse kjo nuk e zgjidh problemin tuaj, kryeni një nga veprimet e mëposhtme:
•
Rifilloni pajisjen tuaj. Fikni pajisjen dhe hiqni baterinë. Pas rreth një minute,
rivendoseni baterinë dhe ndizeni pajisjen.
•
Përditësoni softuerin e pajisjes suaj.
•
Riktheni cilësimet fillestare të fabrikës.
Menaxhimi i pajisjes 15

Nëse problemi juaj nuk zgjidhet, kontaktoni me Nokia-n për opsionet e riparimit. Shkoni
te www.nokia.com/repair. Gjithmonë bëni kopje rezervë të të dhënave të pajisjes suaj,
para se ta dërgoni pajisjen për riparim.