
Dërgimi i një fotografie ose përmbajtje tjetër te një pajisje tjetër
Përdorni Bluetooth për të dërguar kartëvizita, shënime në kalendar, fotografi, video dhe
përmbajtje tjetër të krijuar nga ju në kompjuterin tuaj si dhe te pajisjet e pajtueshme
të shokëve tuaj.
1 Zgjidhni elementin që do dërgoni.
2 Zgjidhni
Opsionet
>
Dërgo
>
Me Bluetooth
.
3 Zgjidhni pajisjen me të cilën doni të lidheni. Nëse nuk shfaqet pajisja e dëshiruar,
zgjidhni
Kërkim i ri
, për ta kërkuar atë. Pajisjet Bluetooth afër shfaqen.
4 Nëse pajisja tjetër kërkon një kod hyrjeje, futni kodin e hyrjes. Kodi i hyrjes, të cilin
mund ta përcaktoni vetë, duhet futur te të dyja pajisjet. Kodi i hyrjes në disa pajisje
është i fiksuar. Për detaje, shikoni udhëzuesin e përdoruesit të pajisjes.
Kodi i hyrjes është i vlefshëm vetëm për lidhjen aktuale.