
Futja e kartës SIM dhe e baterisë
I rëndësishëm: Mos përdorni një kartë SIM mini-UICC, të njohur po ashtu si kartë
mikro-SIM, apo një kartë mikro-SIM me një përshtatës, ose një kartë SIM që ka një çelës
mini-UICC (shikoni figurën) në këtë pajisje. Një kartë mikro-SIM është më e vogël se karta
standarde SIM. Kjo pajisje nuk mbështet përdorimin e kartave mikro-SIM dhe përdorimi
i kartave SIM të papërputhshme mund të dëmtojë kartën ose pajisjen, dhe mund të
dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë.
Kjo pajisje është parashikuar të përdoret me bateri BL-5CT. Përdorni gjithmonë bateri
origjinale Nokia.
Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose
përkuljet, pra jini të kujdesshëm kur mbani, fusni ose hiqni kartën.
1 Rrëshqitni kapakun dhe hiqeni. Nëse bateria është e futur, ngrijeni baterinë jashtë.
2 Futni kartë SIM. Sigurohuni që zona e kontaktit të kartës të jetë e kthyer poshtë.
6
Fillimi

3 Vini drejt kontaktet e baterisë dhe të dhomëzës së baterisë dhe futni baterinë. Për
të zëvendësuar kapakun e pasmë, drejtoni kapëset bllokuese të sipërme në drejtim
të vendeve të tyre dhe rrëshqisni kapakun derisa të bllokohet në vend.