
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë deklaratë, NOKIA CORPORATION deklaron se ky produkt RM-640/RM-776 është në përputhje me kërkesat themelore dhe
dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në adresën http://
www.nokia.com/phones/declaration_of_conformity/.
© 2011 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nokia, Nokia Connecting People, Ovi, Nokia Xpress print, mesazheria audio Nokia Xpress dhe Navi janë marka të depozituara
malli ose marka të regjistruara malli të Korporatës Nokia. Nokia tune është shenjë zanore e Korporatës Nokia. Emrat e tjerë të
produkteve dhe të shoqërive të përmendura këtu, mund të jenë marka të pronarëve të tyre përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në çfarëdolloj
forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s. Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën
për të bërë ndryshime dhe përmirësime të produkteve që përshkruhen në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software from RSA Security.
60 E drejta e autorit dhe njoftime të tjera

Java and all Java-based marks are trademarks or registered trademarks of Sun Microsystems, Inc.
Ky produkt është i licencuar nën Licencën e Portofolit të Patentës MPEG-4 Visual (i) për përdorim personal dhe jotregtar në lidhje
me informacionet që janë koduar në përputhje me Standardin MPEG-4 Visual nga një klient i përfshirë në aktivitet personal dhe
jotregtar dhe (ii) për përdorim në lidhje me videon MPEG-4 të siguruar nga një ofrues i licencuar i videos. Asnjë licencë nuk jepet
apo të nënkuptojë për përdorim tjetër. Informacione të tjera, përfshirë informacione në lidhje me përdorimet reklamuese, të
brendshme dhe tregtare, mund të merren nga MPEG LA, LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.
Në shkallën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, Nokia ose licensuesit e saj nuk do të jenë në asnjë rast përgjegjës për humbjen
e të dhënave ose të të ardhurave ose për çfarëdolloj dëmtimi të veçantë, të rastësishëm, rrjedhimor ose të tërthortë, sido që
të jetë shkaktuar.
Përmbajtja e këtij dokumenti ofrohet "pa ndryshim". Me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga ligji në fuqi, nuk jepet asnjë
lloj garancie, e shprehur apo e nënkuptuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të tregtueshmërisë
dhe të volitshmërisë për një qëllim të caktuar, në lidhje me saktësinë, rregullshmërinë ose përmbajtjen e këtij dokumenti. Nokia
rezervon të drejtën ta rishikojë këtë dokument ose ta tërheqë atë në çdo kohë, pa njoftim paraprak.
Disponueshmëria e produkteve, funksioneve, aplikimeve dhe shërbimeve mund të ndryshojë sipas rajonit. Për më shumë
informacione, kontaktoni me shitësin e Nokia-s ose ofruesin tuaj të shërbimit. Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji
ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHBA-ja dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia nga këto
rregulla në kundërshtim me ligjin.
Nokia nuk jep garanci ose mban ndonjë përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose ndihmën për përdoruesin për aplikime
të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj. Duke përdorur një aplikim, ju pranoni që aplikimi ofrohet siç është. Nokia nuk
kryen ndonjë përfaqësim, nuk jep garanci ose mban përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose ndihmën për përdoruesin
për aplikime të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj.
NJOFTIM I FCC/INDUSTRY CANADA
Pajisja juaj mund të shkaktojë ndërhyrje në TV ose në radio (për shembull, kur përdorni një telefon në afërsi të pajisjes marrëse).
FCC-ja ose Industry Canada mund t’ju kërkojnë ta ndaloni përdorimin e telefonit tuaj nëse nuk mund të eliminohet një ndërhyrje
e tillë. Nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni me pikën tuaj lokale të shërbimit. Kjo pajisje është në përputhje me pjesën 15
të rregullave FCC dhe standardit(eve) RSS përjashtuar nga licenca e Industry Canada. Funksionimi i nënshtrohet dy kushteve të
mëposhtme: (1) Kjo pajisje nuk mund të shkaktojë ndërhyrje të dëmshme dhe (2) kjo pajisje duhet të pranojë çdo ndërhyrje
që merr, duke përfshirë ndërhyrje që mund të shkaktojnë funksionim të padëshiruar. Çdo ndryshim ose modifikim i pamiratuar
posaçërisht nga Nokia, mund të shfuqizojë autoritetin e përdoruesit për të përdorur këtë pajisje.
Numri i modelit: C3–01/C3–01.5
/Botimi 2.0 SQ
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera 61